AKTUALITET, 4 Tetor 2020, 12:34

“Vjosa Osmani do të kthehet në LDK”, Hoti: Derën e ka të hapur!

“Vjosa Osmani do të kthehet në LDK”, Hoti: Derën e ka


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Hoti tha se ende nuk e di se çfarë ndodhi me Vjosa Osmanin, ndërsa më pas shtoi se LDK e ka mbështetur gjatë garës për kryeministre në zgjedhjet e tetorit të kaluar.

“E kemi mbështetur të gjithë për kryeministre. Vjosa Osmani do të kthehet në LDK. E pranojmë nëse kthehet, patjetër.

Edhe të tjerë janë kthyer që kanë dalë nga LDK’ja. Vjosa e ka derën çelur gjithmonë”, u shpreh Hoti.