AKTUALITET, 4 Tetor 2020, 12:52

Vijon edhe sot lufta Azerbajxhan-Armeni, përdoren raketa

Vijon edhe sot lufta Azerbajxhan-Armeni, përdoren raketa


Lufta mes Ajzerbajxhanit dhe Armenisë sa vjen e ashpërsohet.

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se Forcat e Armatosura armene po godasin Terterin e Goradizin, në rrethin Fizuli.

Megjithatë në media nuk thuhet se çfarë lloj masash janë marrë.

Sipas mediave shpërthimet që kanë ndodhur në zonën ku po zhvillohen luftimet kanë tronditur qytetet përreth.

Një ditë më parë, trupat azere pushtuan disa fshatra, ndërsa kryeministri armen Nikoll Pashinian, pohoi se shkalla e sulmit ishte e pashembullt.

Sot raportohet se janë përdorur edhe raketa “Iskander” nga ushtria armene.

“Ne jemi duke përjetuar, ndoshta, momentin më vendimtar në historinë tonë mijëravjeçare,” pohoi Pashinian, duke shtuar: ”Sot, më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur të mbrojmë identitetin tonë, atdheun tonë, të drejtën tonë.”

Forcat armene dhe azere kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që shpërthyen në 27 shtator.

Më shumë se 100 persona, përfshirë dhe mjaft civilë kanë mbetur viktima të përleshjeve të rënda.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë, e për këtë rajon, dy ish-republikat sovjetike, kanë zhvilluar një luftë në vitet 1988-1994, ku vdiqën 30.000 vetë.