TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kukësit apelon qytetarët dhe turistët që duan të lëvizin në aksin Bajram Curri-Valbonë të shmangin këtë rrugë.
Në një njoftim për mediat, policia informon se për shkak të reshjeve të shiut, gjatë mbrëmjes, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është e bllokuar nga rënie e gurëve.
Policia Rrugore bënë thirrje qytetareve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugore deri në një njoftim të dytë.
Shërbimet e Policisë si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës.
“Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë akse të telefonojnë në numrin 129 për t’ju ardhur në ndihmë”, apelon policia.