AKTUALITET, 4 Tetor 2020, 12:55

Gazetarja publikon mesazhet private: Si po na përjashton dhe mashtron zyra e shtypit të Ramës


Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët për prezantimin e strategjisë se si do të përzgjedhë kandidatët për deputetë.Gazetarja e Syri Tv, Ambrosia Meta nuk është lejuar ta ndjek nga afër këtë bashkëbisedim me gazetarët edhe pse ajo kishte shprehur interes për të qene e pranishme duke kërkuar të bëjë punën e saj të përditëshme .

Vetë Gazetarja ka publikuar sot një komunikim privat që ka pasur me Kordinatoren e Zyrës së Shtypit të Partinë Socialiste nësë në këtë bashkëbisedim të kryeministrit Edi Rama do të  merrnin pjesë edhe mediat, por përgjigja e saj ka qenë se ky aktivitet do të transmetohet në ERTV.

Postimi i plotë:

Sot, Kryeministri Rama, në cilësinë e Kryetarit të PS, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Koordinatorja e Zyrës se shtypit të Partisë Socialiste, ka ftuar privatisht gazetarët që të marrin pjesë në bashkëbisedim. Më shumë se përjashtimi im nga ky bashkëbisedim, që nuk është i fundit se e marta vjen shpejt, është shumë e turpshme se si genjen kjo Koordinatore e zyrës së shtypit të Partisë Socialiste pak para se kati i parë i selisë rozë të gëlojë nga gazetarët e të gjithë televizioneve të tjera.

Syri TV nuk e transmetoi bashkëbisedimin e Ramës. E marta vjen shpejt“-