AKTUALITET, 4 Tetor 2020, 13:44

Pas Trump, del pozitivë me koronavirus edhe asistenti

Pas Trump, del pozitivë me koronavirus edhe asistenti


Një nga ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë që punon më afër Presidentit Donald Trump ka rezultuar pozitivë për koronavirus.

Lajmin e konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Nicholas Luna, asistent i Presidentit, ka si detyrë kryesore që të shoqërojë Presidentin gjatë gjithë ditës dhe natës.

Kjo lloj detyre ka bërë që ai të jetë shumë afër me Trump, i cili njoftoi mëngjesin e së premtes se ai dhe zonja e parë Melania Trump kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin.

Detyrat e Luna variojnë nga trajtimi i letrave të presidentit dhe teksteve të fjalimeve deri te të qenit i gatshëm për gjithçka, nga librat e informimit te stilolapsat për autografet.

Bloomberg ishte i pari që raportoi testin pozitivë të Luna-s ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë koment.