TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa është duke u zhvilluar Konventa e LSI-së, një pjesë e grave të pranishme janë përlotur, mes tyre dhe deputetja Nora Malaj.
“Partia jonë është ajo parti që asnjë moment s’do tradhtojë gjakun e mijëra grave dhe burrave për Shqipërinë e lirë dhe krenare. Kjo parti nuk do tradhtojë flamurin krenar edhe pse qeveria e rilindjes dhe krimit kërkon që t’i ulë kokën.
Ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, atdheun tonë, atë vend që na ka bërë krenarë, që ka mbijetuar me mijëra vite, me shekuj përballë tradhtarëve dhe atyre që kanë përdhosur flamurin tonë. Ashtu sic luftojmë për shtëpinë tonë do luftojmë për Shqipërinë tonë”, tha Kryemadhi.