TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar sërish sot për debatin në distancë me kryeministrin Edi Rama, për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.
Sipas Metës, Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë.
“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ? ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla ? e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria?? do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria?? do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.”, shkruan Meta.