AKTUALITET, 12 Janar 2019, 11:28

Detaje të reja nga vjedhja e armëve në Pashaliman, në bazë ka dhe zyra të NATO-s

Detaje të reja nga vjedhja e armëve në Pashaliman, në

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e paprecedentë që ndodhi në bazën ushtarake të Pashalimanit. Burimë bëjnë me dije se 5 të shoqëruarit jane ende në ambientet e policisë. Janë marrë në pyetje dhe po hetohen për shpërdorim detyre.

Ndërkohë që në bazën e Pashalimanit kanë mbërritur hetues të ushtrise nga Tirana, si dhe Shërbimi Informativ.

Në bazën e Pashalimanit janë të vendosura edhe forcat ushtarake turke, këto janë zyra më vete, të vendosura nga NATO.

Vjedhja ka ndodhur në zyrat qendrore të bazës shqiptare, aty ku janë të vendosura edhe rojet bregdetare që monitorojne Sazanin dhe Karaburunin.

Armet e vjedhura janë municione luftarake dhe 3 pushkë automatike të kalibrit të lartë. Ka informacione ende të pa verifikuara se njëra armë është gjetur në zonën juglindore të Pashalimanit, afër parkut të Orikumit.

Të ndaluarit kanë deklaruar se nuk kanë parë asgje dhe skanë degjuar asgje. Vjedhjen e kanë vënë re në orët e para të mëngjesit të djeshëm.