TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eduart Ndocaj, Kryetar i PBDKSH ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve nmë Fax News, ku mes të tjerave ka komentuar dhe përplasjen mes presidentit dhe kryeministrit për emërimin e Genti Cakajt si ministër. Ndocaj tha se në këtë ministri duhet të vendoset një njeri me eksperiencë, dhe jo një ‘’qumëshor” si Cakaj.
“Nën drejtimin e Ditmir Bushatit kanë qenë 5 vite të zeza për diplomacinë shqiptare. Në Itali ku unë kam qenë edhe emigrant kjo gjë theksohej shumë. Emërimi që i bën Rama një qumështori, të sapodalë nga shkolla, mendoj se është e gabuar.
Për shkak se kemi pasur ministra jofunksional dhe jo të besueshëm, ne ende sot nuk jemi pjesë e BE-së. Djali që është propozuar ka probleme të theksuar dhe me dokumentacionin, Rama është totalitar, i bën të gjitha, bën edhe rolin e ministrit.
Rama ka kaluar në paranojë, njësoj si diktatorët që janë duke u larguar nga pushteti. Socialistët janë të zhgënjyer me Edi Ramën dhe kjo ndihet kudo, edhe në zonën e Lezhës nga unë po vij”, u shpreh ish-deputeti socialist.