SPORT, 8 Shtator 2018, 12:00

Fitorja e Shqipërisë kundër Izraelit, flet babai i Taulant Xhakës: Im bir ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë

Fitorja e Shqipërisë kundër Izraelit, flet babai i Taulant

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael, babai i Taulant Xhakës ka folur për paraqitjen e mirë të Taulant Xhakës.

Pasi ky i fundit arriti të shënonte golin e parë. Ragip Xhaka tregon se nuk i është ndarë asnjëherë Shqipërisë dhe se zemrën e ka pasur gjithmonë këtu.

“Ndeshja ishte super. Kam kënaqësi pasi djemtë kanë luftuar në çdo milimetër dhe suksesi nuk mungoi. Nuk e përshkruaj dot gëzimin kur Taulanti shënoi. Ai u rikthye pas 12 javësh. Ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë. Do të shoh Kosovën e më pas do të shkoj në Skoci. Nuk e kam ndarë kurrë Shqipërinë, pasi e kam pasur zemrën këtu” tha Ragip Xhaka.

TPZ.AL