AKTUALITET, 29 Prill 2021, 13:11

Fitoi votat për deputete, Flutura Açka: Falenderoj çdo familje që më hapi derën

Fitoi votat për deputete, Flutura Açka: Falenderoj çdo

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Elbasan, Flutura Açka e cila ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u futur në Kuvend ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Açka falenderon çdo familje që i ka hapur derën gjatë kësaj fushate dhe të gjithë ata që e kanë votëbesuar duke theksuar se është prekur nga mirësia e tyre.

Postimi i plotë:

N’Elbasan, ku edhe mureve mbijnë gojasllanë. Falenderoj çdo familje që më hapi derën, çdokënd që më ndali në rrugë, çdosecilin që më besoj votën, një për një vajzat e djemtë, burrat e përkushtuar e zonjat fisnike demokratë e qytetarë të paparti, me të cilat punova në këto javë kaq të rëndësishme. Jam e prekur nga mirësia dhe përkoria e tyre.

Ndava me ta një nga ndërkohët më tē rëndësishme të jetës sime dhe do të kem nderin të vazhdoj me ta miqësinë time politike, por që është tani tejet njerezore.