AKTUALITET, 29 Prill 2021, 12:57

Vrasja e Klodian Rashës, shtyhet gjyqi për ish-policin Nevaldo Hajdaraj

Vrasja e Klodian Rashës, shtyhet gjyqi për ish-policin Nevaldo

Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për Nevaldo Hajdarajn, seanca u shty për shkak të mungesës së prokurorit.

Ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj, akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës. Ngjarja e rendë ndodhi në orën e para të mëngjesit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar.

Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore, në kuadër të masave anti-covid.