AKTUALITET, 17 Prill 2018, 14:49

Lufta në Siri/ Kremlini zbardh telefonatën, çfarë i tha Putin kancelares Merkel për SHBA-në

Lufta në Siri/ Kremlini zbardh telefonatën, çfarë i tha

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Reuters duke iu referuar deklaratës zyrtare të dhënë nga Kremlini bën me dije se në qendër të bisedës mes tyre ka qenë situata më e fundit në Siri, pas bombarimit të SHBA dhe aleatëve.

 

Putin i tha Merkelit se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri kishin shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe dëmtuan procesin e paqes. Së paku këtë gjë ka deklaruar zyrtarisht Kremlini ne një deklaratë ku zbardh detaje nga biseda.