SPORT, 15 Dhjetor 2017, 21:49

Filmi i ri i regjisorit Spielberg, mbi përgjegjësinë e gazetarëve për të kërkuar të vërtetën

 

Filmi i ri i regjisorit të famshëm, Steven Spielberg, përqëndrohet tek liria e shtypit në vitin 1971, megjithatë ai është mjaft aktual edhe në ditët e stome.

Filmi "The Post", rrëfen përpjekjet e gazetarëve për të publikuar dokumentat e quajtura "Pentagon Papers", të cilat ekspozuan portretizimin e rremë që qeveria e SHBA-së i kishte bërë luftës në Vietnam.

Aktorja kryesore në film është Meryl Streep, e cila luan rolin e drejtueses së "Washington Post", Katharine Graham. Një rol të rëndësishëm ka edhe aktori Tom Hanks, i cili luan rolin e editorit Ben Bradlee.

" Ky film është për integritetin e gazetarëve të cilët e shohin punën e tyre, si një përgjegjësi për të kërkuar të vërtetën", u shpreh aktori Tom Hanks.

Premiera e filmit ishte në 14 Shtator në Washington. Që prej kësaj dite, ai do të shfaqet në kinematë e mbarë botës.

"Do të ketë gjithmonë, një përplasje mes medias dhe pushtetit. Gjithëkush kalon në një moment një lloj lufte me median, me shtypin" u shpreh regjisori Spielberg.

Filmi "The Post" shfaqet në kinema, në një kohë kur media gjendet nën një sulm të vazhdueshëm nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Euronews/ TPZ.AL