TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dyzet vite më parë Demi Moore ka përjetuar një ngjarje të rëndë të cilën ka vendosur ta rrëfejë publikisht së fundmi. Në një intervistë për biografinë e saj, “Inside Out”, Demi ka rikujtuar një incident traumatik nga adoleshenca e saj. Aktorja amerikane ka zbuluar se në moshën 15-vjeçare një burrë e përdhunuar dhe se e ëma dinte gjithçka ç’kishte ndodhur.
Për më tepër ajo pretendon se nëna e saj e ka lejuar vetë burrin në fjalë dhe më pas mori para prej tij. Ajo ka rrëfyer se një ditë gjeti një shtëpi një të panjohur, i cili kishte hyrë brenda me çelësin që i kishte dhënë nëna e saj. Më pas vetë ai i kishte treguar se i kishte dhënë mamasë së saj 500 dollarë për ta lejuar që të bënte çfarë të dëshironte me Demin.
Menjëherë pas kësaj ngjarje aktorja u largua nga shtëpia dhe shkolla e mesme pa asnjë qindarkë, por arriti t’ja dilte e vetme mbanë në jetë. Pavarësisht se ajo nuk ishte trajnuar asnjë ditë, kishte shumë dëshirë të bëhej aktore dhe e realizoi ëndrrën.
Në biografinë e saj aktorja ka treguar se ka qenë e varur nga alkooli dhe se bashkë me të ëmën shkonin në bar për të tërhequr vëmendjen e burrave. Demi Moore do të publikoje në 24 shtator librin e saj ‘Inside Out’.
Gjithashtu në librin e saj aktorja tregon edhe se si ish-bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher e tradhëtoi atë dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe Sara Leal- in. Po kështu, Demi rrëfen se shpeshherë është ndjerë e detyruar nga Kutcher për të kryer marrëdhënie treshe dhe i është dashur të pranojë dy të tilla për t’u dukur “një grua e mirë”.