TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.
Shtatë nxënës kanë shfaqur shenja helmimi nga gazi.
“Panorama” bën me dije se dyshohet të ketë plasur tubi i kaldajës në shkollë. Dyshimet janë paraprake, por policia e cila ka shkuar në vendngjarje pritet të zbardhë çfarë ka ndodhur realisht, në kohën kur nxënësit ishin duke zhvilluar lëndën e kimisë.
Nxënësit janë dërguar në spital, gjendja e tyre nuk dihet ende, teksa priten të tjera detaje në vijim.