AKTUALITET, 28 Shkurt 2020, 13:01

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Propozimet e PD-së janë të qarta dhe të thjeshta për t’u realizuar

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Propozimet e PD-së janë të qarta


Ored Bylykbashi, anëtari i Këshillit Politik ka deklaruar pas mbledhjes së Reformës Zgjedhore se propozimet e PD-së janë të qarta dhe të thjeshta për t’u realizuar. Në fjalën e tij, ai theksoi se duhet të ndërtohet  një sistem elektronik  identifikimi i votuesve, sepse vetëm në këtë mënyrë nuk mund të vidhen votat e shqiptarëve.

“Është një proprozim i qartë, i thjeshtë për t’u relaizuar, do të jetë për ata horra që vjedhin votat e shqiptarëve. Urojmë që të mos ketë justifikime. Propozimi ynë i sotëm është një rekomandim i OSBE-së dhe një shqetësim i shqiptarëve. Shpresoj që do të kemi një darkordësi dhe që askush të mos futë duart në kutitë e votimit, që të mos futë duar në votat emigrantëve. Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet. Ky do të ishte një hap i madh që do të çonte drejt depolitizimit të komisioneve zgjedhore.”, deklaroi ai.

PD kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë identifikim, votim dhe numërim elektronik. Sipas PD qëllimi i këtyre propozimeve është që të synohet liria, sekreti dhe numërimi korrekt i votës.  Për opozitën kjo gjë mund të bëhet duke ndërtuar një sistem elektronik të identifikimit, i cili identifikon zgjedhësin në qendrën e votimit nëpërmjet dokumentit të identitetit dhe të dhënave biometrike.