AKTUALITET, 28 Shkurt 2020, 11:49

“Kurti një 'koronavirus' në Kosovë”, Daut Haradinaj: Të hënën seancë të jashtëzakonshme për taksën

“Kurti një 'koronavirus' në Kosovë”, Daut


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kurtit për heqjen e taksës.

Haradinaj në një lidhje telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kurti është një mashtrues i madh publik.

''Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një koronavirus” në Kosovë'', tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së thotë se sot janë depozituar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

“Kemi pasur informacione se do të ndodh diçka e tillë, prandaj jemi përgatitur për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Nesër do të kemi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe besoj se të hënën në ora 11 do të ketë seancë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi heqjen e përkohshme të taksës 100% të lëndës së parë që vjen nga Serbia e Bosnje Hercegovina. Heqja e taksës që do të nisë më 1 prill 2020 do të jetë për një periudhë 90 ditore ku Serbia duhet të përgjigjet me ndërprerjen e fushatës së çnjohjes së pavarësisë së Kosovës.