AKTUALITET, 28 Shkurt 2020, 12:24

I kujtoi shtëpitë, Presidenca i përgjigjet flakë për flakë Ramës: Meta ka vetëm një, Shqipërinë!

I kujtoi shtëpitë, Presidenca i përgjigjet flakë për

Presidenca ka reaguar menjëherë në përgjigje të deklaratës së bërë nga kryeministri Rama, teksa u pyet për manifestimin e thërritur nga kreu i Shtetit.

“Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit”- tha këtë paradite kryeministri Rama.

Kësaj deklarate i është përgjigjur flakë për flakë zëdhënësi i presidentit Meta, i cili ka theksuar se “Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë”, e duke i bërë edhe një pyetje.

Postimi i Tedi Blushit:

Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë.

Deklarata e bërë nga Rama:

Rama vijoi duke thënë se Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lidhur me manifestimin e datës 2 mars, presidenti akuzon se ndaj presidencës e vendit po bëhet grusht shteti, ju a keni një koment për këtë?

RAMA: Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve.

Për ata jam unë këtu jo thjesht në këtë konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën, kështu që ua kam lënë juve çështjen e presidentit, është luks i madh për mua të merrem.