AKTUALITET, 28 Shkurt 2020, 11:20

“Fakte për skandalin e votimeve të 30 qershorit”, PD Lezhë i drejtohet Prokurorisë: Kërkojmë informacion për hetimet


Partia Demokratike Lezhë i ridrejtohet Prokurorisë duke kërkuar “zbardhjen e fakteve manipulative të skandalit të votimeve të 30 Qershorit në Bashkinë Lezhë”.

Në shkresën dërguar Prokurorisë, thuhet se në padinë penale të bërë nga ana e PD janë “sjellë fakte dhe të dhëna të pakontestueshme të maskaradës së 30 qershorit, ndaj PD kërkon informacion ndaj avancimit të hetimeve”.