TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zërat që shohin Elseid Hysajn pranë skuadrës së Çelsit janë shtuar ndjeshëm së fundmi edhe për faktin se mbrojtësi shqiptar ka përfunduar në pankinë nën drejtimin e Karlo Ançelotit te Napoli. Por situata nuk është aq e thjeshtë, pasi përballë Hysaj ka një rival shumë të fortë që e pengon të bëhet pjesë e bluve londinezë, Cesar Azpilikuetën.
Fulvio Marruko, menaxheri i Xhianfranko Zolës, ish-futbollistit që është tashmë asistent i Sarrit te klubi londinez, ka shprehur për mediat italiane se pse transferimi i Hysajt është shumë i komplikuar për t’u kryer në këto momente.
“Në Londër kanë aktualisht Cezar Azpilikuetën, do të ishte e vështirë për të që ta zëvendësonte. Pastaj shqiptari ka një vlerësim kartoni shumë të lartë”, shpjegoi ai arsyet që kanë mbajtur Hysajn larg trajnerit Sarri, edhe pse ky i fundit do të dëshironte të kishte futbollistin e Shqipërisë në radhët e skuadrës që drejton aktualisht.