TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshje të shumta dëbore në qarkun e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se për shkak të reshjeve kanë nisur edhe problemet e para, kryesisht në lëvizje.
Në të gjithë qarkun ka pasur reshje bore gjatë natës së kaluar dhe temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.
Në Dardhë trashësia e borës shkon në 40 cm, ndërsa në zonat e tjera janë regjistruar 15-20 cm reshje bore.
Si pasojë e uljes së temperaturave në disa akse ka prezencë akulli. Në aksin Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafa e Qarrit lëvizet vetëm me zinxhirë.
