BOTA, 10 Prill 2018, 09:46

FBI bastisi zyrën e avokatit personal, “shpërthen” Trump, del me akuzë të fortë

FBI bastisi zyrën e avokatit personal, “shpërthen” Trump,

Pas bastisjes së zyrës së avokatit personal, nga ana e agjentëve te FBI-së, reagon ashpër Donald Trump.

Agjentet e FBI kanë bastisur zyrën e Michael Cohen, avokatit personal të presidentit amerikan, Donald Trump, duke konfiskuar incizime për çështje të ndryshme. Por, kjo mase e ka zemeruar se tepermi Trumpin, i cili jo vetem nuk e ka fshehur, por edhe ka reaguar fort.

BBC raporton se Trump ka akuzuar FBI-në për aksionin e saj në zyrën e avokatit të presidentit, derisa ka folur edhe për hetimet e këshilltarit special, Robert Mueller për lidhjet eventuale mes Rusisë dhe fushatës së tij.

“Kjo është situatë e turpshme. Përbën totalisht gjueti shtrigash dhe e kam thënë këtë gjë disa hërë. Ky është sulm ndaj shtetit tonë. Ky është sulm ndaj parimeve, mbrapa të cilave qëndrojmë”- ka thene ai.

Por, përfaqësuesi demokrat, Adam Schiff ka thënë se veprimi i FBI-së është miratuar nga një gjyqtar. “Kjo nuk është gjueti shtrigash. Është sundim i ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.