TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar në Real Story, ka komentuar pagesën e hotelit të nënkryetarit Mazniku, nga oligarku Shkëlqim Fusha. Veliaj është munduar ta justifikojë nënkryetarin e Bashkisë, por në fund, ka thënë se i takon prokurorisë të hetojë.
"Kanë shkuar për punë, nëse do të ishte qejf, përgjigja ime do të ishte ndryshe. Dhe ka qënë udhëtim pune se ka qënë live. Unë nuk pranoj nga këto gjëra. Ai që të paguan hotelin mund ta bëjë nga zelli apo për të prishur punë. Po flasim për gjëra që nuk i dimë të gjitha. Mbase edhe ia kanë paguar, le ta zbardhi Prokuroria", u shpreh Veliaj.
Kujtojmë se Shkëlqim Fusha, oligarku që ka përfituar shumë tendera nga Bashkia e Tiranës, ka paguar 900 euro për një natë qëndrimi në një hotel në Barcelonë, të nënrkryetarit të Bashkisë, Arbian Mazniku.
Ditën e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka depozituar një kallzim në prokurori lidhur me këtë çështje.
/TPZ.al/