TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka sulmuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, duke deklaruar se si kryetar bashkie ka pastruar vendin nga "bastet e Ilir Metës".
“Unë nuk kam asgjë personale, gjërat duhen thënë siç janë. Nëse një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë vendin nga bastet dhe llotot e Ilir Metës, njerëzit e partisë nuk mund të lihen aty. Rasti është kur një deputet ju dilte para fadromave. Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, edhe në konferencën e Pezës nuk vazhdoi siç u tha në konferencë. T’i shmangesh betejave, kjo kërcet. Nuk mund të predikosh për partizanët dhe t’iu hipësh në qafë me deputetë e kioska dhe t’iu dalësh para fadromave. Nuk mund të falësh për pluralizëm, në momentin që i shmangesh garës”, tha Veliaj në emisionin Real Story.