AKTUALITET, 16 Shtator 2019, 23:07

‘Më mbetej djali në kopësht’, Fjodora Fjora tregon jetën si mama e vetme: Është sfidë e madhe

‘Më mbetej djali në kopësht’, Fjodora Fjora tregon

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e kulturës, Fjodora Fjora e ftuar në “Ftesë në 5” ka treguar detaje lidhur me rritjen e djalit të saj, Alteos.

Fjodora tregoi se ta rriste e vetme djalin e adoptuar ishte mjaft e vështirë pasi punonte me orë të zgjatura për shkak të profesionit.

“Është sfidë e madhe ta marrësh këtë sfidë vetëm. Në asnjë rast nuk është e lehtë të jesh prind. Kam një dilemë është duhet t’ja lejojë teknologjinë apo jo? Mu desh të mëndoja nëse do ta çoja në kopësht publik apo privat. E çova për disa kohë në një kopësht privat dhe shpesh herë punoja vonë dhe më mbetej djali në kopësht. Po nuk i thoja edukatoreve që isha në punë. Se ke idenë sa turp më vinte. Nuk është aq e thjeshtë,”-tha gazetarja.