BOTA, 23 Nëntor 2017, 10:37

Facebook i kërkon falje familjes së Toto Riinës, ja përse

Facebook i kërkon falje familjes së Toto Riinës, ja përse

Gjigandi Facebook ka kërkuar ndjesë familjes së 'bosit të bosëve' të mafias italiane Toto Riina për fshirjen e mesazheve të ngushëllimit në profilin social të vajzës së tij  Maria Concetta Riina pas vdekjes së të atit .

Salvatore 'Toto' Riina, një nga  kriminelët më të frikshëm në historinë e mafias siçiliane, u varros të mërkurën në qytetin e tij të lindjes të Corleone.

Riina, kishte marrë 26 dënime të përjetshme dhe mendohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.

Profilet e Facebook-ut të vajzës së tij Maria dhe burrit të saj u mbushën me ngushëllime ,të tilla si

'Udhëtim të mbarë për xhaxhi Toton'  si dhe denoncime për krimet e tij.

Një zëdhënës i Facebook tha se këto postime të ngushëllimit  në profilin e vajzës dhe të dhëndrit të Riinës u hoqën gabimisht.

Burri i vajzës së Riinës, Antonino Tony Ciavarello postoi një artikull në Facebook në italisht  se si Facebook kërkon ndjesë për familjen e shefit për heqjen e mesazhit të ngushëllimit nga platforma e mediave sociale.

Familja e varrosi  Toto Riinën në një ceremoni private në Corleone.

TPZ.al

[gallery columns="1" ids="24367,24365,24366"]