AKTUALITET, 25 Shtator 2021, 16:24

Tmerr në Afganistan/ Talebanët varin një trup të pajetë në një vinç në mes të sheshit në Herat

Tmerr në Afganistan/ Talebanët varin një trup të pajetë

Talebanët varën një trup të vdekur në një vinç në sheshin kryesor të qytetit Herat në Afganistan, tha një dëshmitar të shtunën, në një shfaqje të tmerrshme që sinjalizoi kthimin në disa nga metodat e talebanëve nga e kaluara.

Wazir Ahmad Seddiqi, që drejton një farmaci në njërën anë të sheshit, i tha AP-së se katër trupa u sollën në shesh dhe tre trupa u lëvizën në sheshe të tjera në qytet për t’u shfaqur.

Seddiqi ka thënë se talebanët deklaruan në shesh se të katërt u kapën dhe u vranë nga policia. Nuk u bë e qartë nëse u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, apo pas arrestimit.

Mullah Nooruddin Turabi, një nga themeluesit e talebanëve , i tha AP-së gjatë javës se do të rikthehen ekzekutimet dhe prerjet e duarve, edhe pse jo ndoshta në publik.