TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet policore italiane të qytetet të Vareses, kanë arrestuar një shtetas shqiptar me akuzën e trafikut të kokainës.
Shqiptari me precedent penal është kapur me 15 kg kōkainë e 36 mijë euro.
Ai kishte transformuar një kazan për hedhjen e rrobave të përdorur në magazinë shitje drōge.
Shqiptari u kap pas përgjimeve policore që filmuan se si me doreza në duar nxirrte nga kazani i rrobave të përdorura një çantë që më pas me shumë kujdes e fshehu në furgonin e tij.
Pas këtij veprimi trupat policore u vunë në ndjekje të tij. Shqiptari tentoi për disa minuta të largohej me furgonin e tij duke aksidentuar dhe një makinë policie.
Pasi u përplas me një mur banese, shqiptari braktisi furgonin e tentoi të arratisej në këmbë, por u bllokua dhe u vu nën arrest nga forcat e policisë.
Në çantë e në furgonin e tij u gjetën fshehur 14 pako me kōkainë me peshë 15 kg. Në banesën e tij nën dyshek iu gjetën fshehur 36 mijë euro.