AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 12:39

Basha pas takimit me Metën: E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma

Basha pas takimit me Metën: E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka


Ka përfunduar takimit i Presidentit Ilir Meta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimi mes Metës dhe Bashës zgjatur rreth 30 minuta. Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Basha nuk foli për një datë zgjedhjesh, ndërsa la të kuptohet se preferon një të afërt.

“Biznesi ka nevojë për mbështetje. Mjekët kanë nevojë për rritje pagash.

Fermerët kanë nevojë për subvencione. Të rinjtë kanë nevojë për arsimin dhe punësim. Pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve.

Shumica absolute e shqiptarëve duan zgjedhje sot. Dua të përsëris një shprehje të Nënë Terezës: ‘E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma’. Të punojmë për të sotmen”, u shpreh Basha.

Në takimin me Metën, kryedemokrati ishte i shoqëruar nga Oerd Bylkbashi.

Ndërkohë, menjëherë pas Bashës, në Presidencë do të shkojë për herë të parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.