TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari kanë shkuar sot në Presidencë, ku do të konsultohen me presidentin Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.
Kujtojmë se sot presidenti priti në një takim kryeministrin Edi Rama dhe pas tij, kryedemokratin Lulzim Basha.
Për opozitën duket se 18 prilli është data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, datë kjo e artikuluar prej nënkryetarëve të partisë Republikane dhe Agrare Ambjentaliste, në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit me Presidentin Meta.
Sakaq maxhoraca duket se është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çdo datë që do të përcaktojë Presidenti i Republikës, me përjashtim të 2 majit, e cila përkon me festën e Pashkëve ortodokse.