AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 12:12

Basha mbërrin në Presidencë për datën e zgjedhjeve, ja si përshëndetet me Metën

Basha mbërrin në Presidencë për datën e zgjedhjeve, ja


Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, ka mbërritur këtë mesditë në Presidencë.

Basha po diskuton me Presidentin Ilir Meta mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Më poshtë po ju sjellim pamjet e para të takimit, ku shihet Basha që hyn në zyrën e Metës dhe përshëndeten me grusht. Ndërkohë, Presidenti e ka falënderuar Bashën për pranimin e ftesës për takim.

“Falemidenrit për disponimin tuaj. Mendoj që caktimi i datës është pjesë e një procesi sa më dinjitoz”, u shpreh Meta.