AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 14:37

Rudina Hajdari braktis bllokun e Murrizit, parti të re me një tjetër grupim

Rudina Hajdari braktis bllokun e Murrizit, parti të re me një

Ndryshe nga sa kishte paralajmëruar dy ditë më parë deputeti i opozitës Halit Valteri, Rudina Hajdari nuk do t’i bashkohet grupit të tyre për të formuar një parti të re.

Sipas ABC News, Hajdari do të formojë një parti më vete me nismën “Thurje”, duke mos iu bashkuar Myslym Murrizit dhe grupit të tij.

Hajdari është kthyer në Tiranë pas pushimeve në SHBA, duke iu përkushtuar ngritjes së partisë së re.