AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 12:56

ISHP këshillon nxënësit: Nga maska te distancimi fizik, ja çfarë duhet të dini

ISHP këshillon nxënësit: Nga maska te distancimi fizik, ja


Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Instituti i Shëndetit Publik këshillon të gjithë nxënësit të mësohen me normalitetin e ri të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ISHP i bën thirrje nxënësve të ruajnë distancimin fizik, të lajnë dhe dezinfektojnë duart, të mbajnë maskë dhe dritaret e klasave hapur.

Mesazhi i ISHP:

Normaliteti i Ri

? Në shkollë duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur.

⚠️ Kujdes❗️

Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.