SPORT, 15 Gusht 2020, 23:01

VIDEO / Juventusi nuk ishte rastësi, edhe Manchester City elimonohet nga Lyoni

VIDEO / Juventusi nuk ishte rastësi, edhe Manchester City elimonohet nga

Një tjetër mbrëmje dramatike në Champions! Pas Bayernit që shkatërroi me rezultatin 8-2 Barcelonën, ishte radha e Lyon, për t’i shtangur të gjithë, duke eliminuar Manchester City të Pep Guardiolës dhe duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e trofeut më të rëndësishëm për klube, ku do të ndeshet me Bajernin.

Skuadra franceze e Rudi Garsias triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj “qytetarëve”, falë golit të Kornet dhe dopietës së Dembele. Për anglezët realizoi De Bryjn, i cili vendosi përkohësisht baraspeshën, por pa mundur të shmangë këtë eliminim dramatik. Kujtojmë që kjo është surpriza e dytë e Lionit, pasi më herët eliminuan Juventusin, falë golit në fushën kundërshtare.

Manchester City-Lyon 1-3

69′ De Bryjn / 26′ Kornet, 75′, 87′ M.Dembele