SPORT, 22 Shtator 2020, 19:43

Espanyol e prezanton, Keidi Bare gati për aventurën e re!

Espanyol e prezanton, Keidi Bare gati për aventurën e re!
Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Espanyol. Futbollisti kuqezi shkëlqeu me Malagan sezonin e shkuar, duke bindur Espanyolin të paguajë për kartonin e tij. 23-vjeçari ka firmosur me ekipin e ri një kontratë deri në qershor të vitit 2024. 1.8 milion euro ka paguar klubi i Espanyol për firmën e Bares, para këto që i shërbejnë shumë Malagas për t’i shpëtuar falimentit.