TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manchester City i Pep Guardiolës merr tri pikët e para në sezonin 2020-2021 të Premier League. Citiziens të cilët debutimin e bënë në sfidën përmbyllëse të raundit të dytë, arritën të fitonin në transfertën ndaj Wolverhampton me rezultatin 1-3.
Një fitore e merituar për Manchester City-n që ishte më lart se kundërshtari në çdo aspekt. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë fillimisht me De Bruyne me penallti dhe më pas me talentin Foden pas asistit të Sterling. Wolves u përpoq të rikthehej në ndeshje në pjesën e dytë por golin e parë e gjeti vetëm në minutën e 78-të me sulmuesin meksikan Raul Jimenez.
Gjithsesi vetëm kaq për skuadrën e Nuno Espirito Santo pasi tre pikët shkuan për City-n që vulosi fitoren me Gabriel Jesus që pas disa tentativave e gjeti golin në minutën e 95-të.