SPORT, 22 Shtator 2020, 15:47

Asnjë futbollist i infektuar me COVID-19, Drita e qetë drejt Polonisë

Asnjë futbollist i infektuar me COVID-19, Drita e qetë drejt

Drita e Gjilanit merr lajmin e mirë para nisjes drejt Polonisë për sfidën e raundit të tretë të Europa League-s përballë Legias së Varshavës. Skuadra kampione e Kosovës ka marrë këtë të martë përgjigjet e tamponëve, që për fat të mirë kanë rezultuar të gjithë negativë.

Në njoftim për shtyp, klubi nga Gjilani shkruan:

“Klubi ynë, FC DRITA, dje është testuar pëe COVID-19 në prag të ndeshjes me Legian Warsaw, që do të zhvillohet në Poloni.

Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar NEGATIVE. Sfida me COVID-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshjen.”

Kujtojmë që takimi mes Legias së Varshavës do të transmetohet ekskluzivisht nga SuperSporti, me platformën e të shqiptarëve, DigitAlb, që u bën një dhuratë të bukur abonentëve të saj, si gjithmonë, në mbështetje të ekipeve shqiptare në përvojat e tyre ndërkombëtare.