TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ermir Gjinishi, kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan tha në “Ilva Now” në Euronews Albania se, incidentet e ndodhura së fundmi në zonën ku ai garon nuk ndryshojnë shumë me gjendjen që ka kapluar gjithë vendin.
Ai pohoi se situata e rendit dhe sigurisë në Elbasan në krahasim më gjithë zonat e tjera është shumë e keqe.
Gjinishi solli në vëmendje Ditën e Verës ku siç tha ai në një ditë feste qytetarët u dhunuan dhe Policia nuk ndërhyri, teksa theksoi se Partia Socialiste nuk po mban përgjegjësi pasi bëhet fjalë për banda që i ka rritur vetë.
Kandidati për deputet i LSI-së ju drejtua gazetares Ilva Tare duke i shprehur se si pjesë e medias mund ta konfirmojë më mirë se Elbasani njihet kryesisht për kronikën e zezë.
“Elbasani këto tetë vite njihet vetëm për kronikën e zezë dhe arsyeja e vetme është kjo, lidhja e politikës me krimin. Ajo që ndodhi në Elbasan, Ditën e Verës nuk ka qenë vetëm ajo që patë në televizion. Janë dhunuar zyrat e opozitës, po atë mbrëmje dhe asnjë i arrestuar, asnjë i ndaluar. Megjithatë unë mendoj se ky është leximi që Rama i bëri në vitin 2013, votëbesimin që i dhanë shqiptarët. Ai doli menjëherë pasi mbaruan zgjedhjet dhe tha “një milion shuplaka”. Ky është një mentalitet punist, një mentalitet fashit,” – u shpreh Gjinishi.