AKTUALITET, 30 Mars 2021, 23:07

Tym dhe flakë pranë bashkisë së Sarandës, ndërhyjnë zjarrfikësit

Tym dhe flakë pranë bashkisë së Sarandës,

Një zjarr në qendër të Sarandës ka shkaktuar panik tek qytetarët gjatë mbrëmjes së sotme.

Vatra e zjarri mësohet se ka qenë pranë bunkerëve tek Kinoteatri i Sarandës, ngjitur më bashkinë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që zjarri të neutralizohej. Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme në njerëz.