AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 13:52

Ermal Meta mesazh shqiptarëve: Nuk dini asgjë mbi jetën time, kur thashë ‘bastard”…

Ermal Meta mesazh shqiptarëve: Nuk dini asgjë mbi jetën time, kur

Ditët e fundit është folur shumë për jetën e Ermal Metës dhe aluduar për raportin e tij me një baba të dhunshëm. Pas gjithë atyre që janë thënë e shkruar, vjen reagimi i fortë i vetë kantautorit shqiptar.

Postimi i Ermal Metes

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

Falemnderit për vëmëndjen.

Ermal Meta