SPORT, 31 Maj 2021, 14:37

Eriksen: Jam i shokuar nga largimi i Contes, e ardhmja…

Eriksen: Jam i shokuar nga largimi i Contes, e ardhmja…

Christian Eriksen është ende i shokuar nga largimi i Antonio Contes nga Interi. Mesfushori danez i cili nuk kishte raporte shumë të mira me trajneirn italian në fillim të aventurës së tij te zikaltrit madje ishte shumë pranë largimit në merkaton e janarit, arriti të bënte një kthesë 360 gradë duke u përshtatur me skemat e Contes dhe duke fituar besimin e teknikut nga Lecce, i cili e aktivizoi rregullisht danezin në gjysmën e dytë të këtij sezoni. Largimi i trajnerit që i riktheu titullin kampion Interit pas 11 vitesh, ka surprizuar jashtë mase Eriksenin i cili nga grumbullimi me Danimarkën për Euro 2020 e ka komentuar kështu lamtumirën e Contes, ndërsa ka folur edhe për të ardhmen e tij duke lënë gjithçka të hapur.

“Largimi i Contes ishte një surprizë e madhe. Papritur ai u largua dhe si të gjithë të tjerëve, edhe mua mu duk vendim absurd. Mbi të gjitha ishte diçka shumë e papritur sepse ne sapo kishim fituar titullin kampion. E ardhmja? Nuk e di çfarë do të ndodhë, fillimisht mendoj për Kampionatin Europian. Nuk e di nëse ikja e Contes është diçka e mirë apo e keqe, por do dëshiroja të hyja më vonë në fushë se të luaja ende para mbrojtjes. Në fillim nuk luajta shumë dhe më pas gjërat ndryshuan. Nuk mendoja se do bëja mirë në gjashtë muajt e fundit, por gjithçka ndryshoi”, u shpreh Eriksen.

Në sezonin që sapo u mbyll 29-vjeçari u aktivizua në 26 takime me Interin duke realizuar dhe 3 gola.