SPORT, 30 Maj 2021, 23:19

Administrator i deleguar i Juventus një ferrarist, rinovohet huazimi i Moratas me kërkesë të Allegrit

Administrator i deleguar i Juventus një ferrarist, rinovohet huazimi i

Maurizio Arrivabene do të jetë administratori i ri i Juventus, emërimi i tij do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Kështu, vazhdon revolucioni i bardhezinjve pas lamtumirës së Andrea Pirlos dhe Fabio Paraticit dhe kthimit në stol të Massimiliano Allegrit.

Arrivabene, drejtori i përgjithshëm i menaxhimit sportiv dhe drejtori i ekipit të Ferrarit nga 2014 në 2019, ka qenë anëtar i Këshillit të Administrimit të klubit bardhezi që nga viti 2012, ku ai gjithashtu mbajti pozicionin e anëtarit të Komitetit të Kontrollit dhe Rreziqeve dhe të Komitetit të Emërimeve deri në 2015.

Në nivelin ekzekutiv, drejtuesi nga Brescia do të bashkohet me Federico Cherubini, i cili është graduar në kreun e ri të zonës sportive.