AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 20:14

‘Ergysi bënte detyrën, por ‘gaboi’...’/ Vasili: Vetëm Rama e pëlqen këtë neveri

‘Ergysi bënte detyrën, por ‘gaboi’...’/


Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas skandalit të policisë së shtetit, e cila pasi nuk arriti të ndalonte një person të dyshuar për trafik narkotikësh, i është kthyer gazetarit Ergys Gjençaj, i cili po filmonte aksionin e tyre.

‘Sa kohë të jetë Edi Rama do të jetë kjo polici armike medias dhe e qytetarëve dhe mike e kriminelëve dhe trafikantëve’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ergys Gjençaj perballe policise se turpit!

Ca ordinere policie, palaço gojepisa, qe krimineleve dhe trafikanteve ju marrin te keqen i versulen si kafshe gazetarit te mirenjohur Ergys Gjençaj.

Ergysi bente detyren si gazetar, por "gaboi" se po filmonte ordineret e policise.

Ky eshte turp nuk eshte polici.

Kjo eshte nje shemti per te cilen qytetaret provojne vec neveri.

Kete neveri e pelqen vetem Edi Rama.

Sa kohe te jete Edi Rama do te jete kjo polici armike medias dhe e qytetareve dhe mike e krimineleve dhe trafikanteve.