AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 18:29

Detaje nga operacioni anti-drogë, sekuestrohen 1.5 kg kokainë. 5 persona të ndaluar, mes tyre edhe i riu që i’u largua policisë me makinë

Detaje nga operacioni anti-drogë, sekuestrohen 1.5 kg kokainë. 5


Operacioni i policisë mesditën e sotme në Tiranë, ka përfunduar me sekuestrimin e 1.5 kg kokainëve, ndërsa burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se janë ndaluar 5 persona, mes tyre edhe i riu që i iku me makinë policisë.

Aksioni i policisë u zhvillua mesditën e kësaj të marte në zonën e “Varrit të Bamit”, por pati edhe episode të pazakonta,

Policia i kërkoi drejtuesit të një makine “Benz” që të ndalojë dhe të dalë nga automjeti. Por ai nuk u është bindur urdhrit të efektivëve duke i dhënë gaz makinës e duke u larguar.

Pranë automjetit mund të shihet një polic me uniformë dhe dy civilë që i bëjnë thirrje vazhdimisht drejtuesit të “Benz”-it që të hapë derën. Madje në një moment dëgjohet njëri prej tyre që i drejtohet shoferit me fjalor banal: “Hape derën policia o k*r… Hape derën o b*thq**”.

Pasdështojnë të ndalojnë drejtuesin e makinës, efektivët u kthehen gazetarëve të pranishëm. Në një moment policët shtrijnë përtokë gazetarin Ergys Gjençaj duke mos e lejuar të filmojë me celular dhe i marrin telefonin.