AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 17:05

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 31 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ja çfarë thuhet për variantin Delta

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 31 persona kanë


Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e personave të infektuar me Covid-19 për 24 orët e fundit. Nga 3628 testime të zhvilluar, 31 kanë rezultuar pozitive.

MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen, për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        31

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      13

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3628

Testime totale             885,728

Raste pozitive             132,922

Raste të shëruara       130,166

Raste Aktive                      300

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë              104

Elbasan            40

Kukës                32

Lezhë               29

Vlorë                27

Durrës              17

Fier                   16

Shkodër           13

Berat               9

Korçë                9

Gjirokastër        4