AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 19:15

“Brutaliteti duhet hetuar”, Basha reagon pas incidentit të policisë me gazetarin: Dhuna është produkt i modelit të Edi Ramës

“Brutaliteti duhet hetuar”, Basha reagon pas incidentit të


Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit të policisë me gazetarin Ergys Gjençaj. Ai e ka cilësuar akt të turpshëm sjelljen e policisë ndaj dhe efektivët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha thotë brutaliteti dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit të Edi Ramës.

Sipas tij, kjo konfirmohet dhe nga raporti i OSBE/ODIHR.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari” – shkruan Basha në Twitter.