AKTUALITET, 10 Korrik 2018, 14:26

Erdogan prezanton kabinetin, ministër edhe dhëndri me emër shqiptar

Erdogan prezanton kabinetin, ministër edhe dhëndri me emër
Disa ditë pasi fitoi në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u betua në parlament për mandatin e dytë si president, por këtë herë me fuqi të shumta ekzekutive.
Sot Erdogan ka prezantuar edhe kabinetin e tij qeveritar, të përbërë nga 16 ministra, ndërsa emri i njërit prej tyre, është ai që ka bërë më shumë “zhurmë”. Bëhet fjalë për Berat Albayrak, i cili është dhëndri i presidentit Erdogan dhe është emëruar nga ky i fundit si Ministër i Thesarit dhe Financave. Ky vendim është interpretuar nga kritikët, si një tentativë e presidentit për të pasur kontroll të plotë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit. Berat Albayrak është 40 vjeç dhe prej vitit 2004 është i martuar me vajzën e presidentit, Esra Erdogan. Më herët ai ka qenë edhe CEO i Çalık Holding, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Energjisë dhe Burimeve natyrore. Më poshtë është edhe kabineti i plotë i presidentit Erdogan: 1. Zëvendëspresident: Fuat Oktay 2. Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül 3. Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes: Zehra Zümrüt Selçuk 4. Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit: Murat Kurum 5. Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu 6. Ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore: Fatih Dönmez 7. Ministër i Rinisë dhe Sportit: Mehmet Kasapoğlu 8. Ministër i Thesarit dhe Financave: Berat Albayrak 9. Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu 10. Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy 11. Ministër i Arsimit: Ziya Selçuk 12. Ministër i Mbrojtjes: Hulusi Akar 13. Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca 14. Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mustafa Varank 15. Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Bekir Pakdemirli 16. Ministre e Tregtisë: Ruhsar Pekcan 17. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Cahit Turan

Top Channel