BOTA, 20 Janar 2018, 15:00

Erdogan kërcënon Gylenin: SHBA do të të lërë pas dere si një facoletë të ndyrë, unë do të merrem me ty

Erdogan kërcënon Gylenin: SHBA do të të lërë pas

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, shprehet se çdo organizatë që përbëhet nga terroristët është organizatë terroriste, duke sjellë edhe shembuj konkret.

Erdogan deklaroi se SHBA-të, një ditë do ta lënë pas dere si një facoletë të ndyrë udhëheqësin e organizatës terroriste FETO, Fethullah Gylen.

“FETO, edhe sa do të kujdesen për ty SHBA-të? Do të kujdeset deri në një moment, por pas asaj do të lënë pas dere si një facoletë të ndyrë. Kjo do të thotë se unë do të merrem ty.  Ata të cilët manipulojnë me lojërat e tyre në Siri, mendojnë se po bëjnë dinakëri duke e ndryshuar emrin e organizatës terroriste. Në sytë tanë, cilido qoftë emri i saj, çdo lloj organizate që përbëhet nga terroristët është organizatë terroriste. Qenka Forca Demokratike Siriane, jo ushtria kufitare, jo mbrojtësit kufitarë. Jo, qenka formimi i sigurisë së brendshme, kë po mashtroni ju? Emri i kësaj organizate është PKK, emri i kësaj organizate është PYD, emri i kësaj organizate është YPG", u shpreh Erdogan.