TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa parlamenti grek ishte mbledhur mbrëmjen e djeshme për të votuar një ligj mbi transportin ku parashikohen rregulla të reja për grevat dhe për përfitmet sociale, të gjitha mjetet e transportit publik kanë qenë në grevë në shenjë proteste ndaj kësaj reforme.
Sindikatat e transportit publik në Athinë zhvilluan një grevë 24-orëshe gjatë ditës së djeshme për të protestuar kundër projektligjit.
Kontrolli i trafikut ajror gjithashtu zhvilloi një grevë tre orëshe gjatë ditës, duke bër anulimin e fluturimeve nga dhe me drejtim Athinën mes orëve 12:00 dhe 15:00.
Protestuesit kanë qëndruar përballë parlamentit grek, me pankarta si edhe duke lëshuar thirrje kundër qeverisë.
https://youtu.be/7PaeYZcL9jM